Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERI

Gashi suspendohet për dy ndeshje

BOROZANI/D.S.

Gashi suspendohet për dy ndeshje


29 October, 2015 @13:50

Njëri ndër gjyqtarët e takimit derbi të xhiros së kaluar, Artan Gashi, është suspenduar me dy ndeshje mosdelegim në tempon e delegimit të ndeshjeve të Superligës, ka bërë të ditur FBK sot. 

Gashi është suspenduar për shkak të ndarjes jo të mirë të drejtësisë, ka shkruar njoftimi i FBK-së botuar në Informatorin Nr. 6. 

Bashkimi dhe Prishtina kishin ankesa të mëdha gjatë ndeshjes lidhur me referim. Ndeshjen e fitoi Prishtina, ndërsa edhe trajneri i Bashkimit u dënua për shkak të fyerjes ndaj referit Gashi

Gashi nuk do të ketë të drejtë të drejtojë as një ndeshje, jo vetëm në Superligë, por as në Ligë të Parë e Ligë të Femrave në dy xhirot e radhës. 

 


 
Të gjitha lajmet nga