Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALAIN GIRESSE PAS KONFERENCËS

Giresse: Më shumë “luftë” për të gjetur golin

Fotot: FFK

Giresse: Më shumë “luftë” për të gjetur golin


Video: FFK Teksti: Pjesërisht, FFK

19 June, 2023 @10:53

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në orët e paradites në kryeqytetin e Hungarisë, ku nesër në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Dardanët në orët e pasdites e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj përballje në temperatura të larta, por pa ngarkesë të madhe. Në këtë seancë nuk ka arritur të stërvisë Milot Rashica, i cili ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen e kaluar kundër rumunëve.

Paraprakisht në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe mbrojtësi Betim Fazliji, të cilët e kanë bërë të qartë se në Budapest kanë ardhur për ta realizuar fitoren e parë në këto kualifikuese.

Kosova

“E kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe ata e kanë studiuar lojën tonë. Në veçanto e kemi analizuar ndeshjen e tyre të fundit kundër Izraelit. Sidoqoftë, ne nuk do t’i përshtatemi lojës së tyre por do të luajmë lojën tonë. Pra, ne do t’ua imponojmë atyre lojën tonë, pasi qëllimi ynë është ta dominojmë këtë ndeshje. Kundër Rumanisë kemi bërë lojë të mirë, por ka munguar finalizimi i rasteve”, ka thënë Giresse.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO2024

Trajneri francez nuk ka dashur të flasë për tri ndeshjet e kaluara, ku Kosova ka marrë vetëm nga një pikë. “Nuk më pëlqen të flasë tani për ndeshjet e kaluara, por them se kemi bërë futboll të mirë, veçmas në ndeshjen e fundit, ku na mungoi vetëm goli. Prandaj, na duhet të luftojmë më shumë për ta gjetur rrugën e golit dhe të arrijmë deri te fitorja”, ka shtuar Giresse.

Rrahmani

Ai ka pranuar se Rashica është në dyshim të madh për këtë ndeshje, derisa nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket formacionit i cili do të zbresë në fushën e gjelbër.

Kosova pas tri ndeshjeve të para kualifikuese në Grupin I për në EURO 2024 ka regjistruar tri barazime, duke mos arritur të fitojë asnjërën nga ndeshjet, as atë ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”. Aktualisht Kosova ka rënë në pozitën e katërt në renditjen tabelare të grupit, ku para saj qëndrojnë Zvicra perfekte me tre fitore, e pastaj Rumania e Izraeli. Kosova po shpreson që sonte ndaj Bjellorusisë në Budapest të shënojë fitoren e parë në grup.◼️


 
Të gjitha lajmet nga