LIS SHOSHI
Gjeneratat e reja që shkuan dëm, është zhgënjimi më i madh
11 June, 2016 @21:11
Njëri prej basketbollistëve më me perspektivë nga Kosova, Lis Shoshi, ka reaguar ndaj kritikave për mos pranimin e ftesës për ta përfaqësuar Kosovën në kualifikimet për Eurobasket.
Shoshi, me anë të një njoftimi në Facebook, ka thënë se përfaqësimi i Kosovës është i pamundur këtë verë për të.
“Unë Kosovës i dëshiroj shumë fat dhe sukses në kualifikimet për Eurobasket. Për mua është e pamundur ta përfaqësoj shtetin tim këtë verë. Detajet i dijnë personat kompetent. Zhgënjimi më i madh nuk është “Lis Shoshi”, por ato gjenerata të reja që kanë shkuar dëm tash e sa vite. Ishalla ky kompeticion na çel sytë,” ka shkruar talenti shtatlartë.
Lista e të ftuarve në përfaqësuesen e Kosovës
Shoshi në reagimin e tij duket qartë se i drejtohet kryetarit të FBK-së, Erolld Belegut, i cili në konferencën për shtyp kur u prezentua lista e të ftuarve, e kishte përmendur emrin e Shoshit si zgjënjimi më i madh.