GJILANI 0-2 DRENICA

Gjilani çalon, Drenica fiton në 10-minutëshin e fundit
20 October, 2022 @15:12
Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur t’i bëjë ballë Drenicës sot si vendas. Ekipi i Zekirija Ramadanit që nisi mirë stinorin ka pësuar për herë të katërt këtë stinor dhe atë në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes.
Prej se u largua kryetari i klubit Florian Zuka, Gjilani nuk po duket ai i fillim-stinorit, ndërsa këtë e ka shfrytëzuar mirë Drenica e Bekim Shotanit, që me golat e shënuara në 10-minutat e fundit të ndeshjes ka kërcyer në pozitë të pestë të renditjes duke shënuar fitore, Gjilani 0-2 Drenica [Osman Mëziu 81, Ermal Veliqi 86].
Ka qenë Osman Mëziu që shënoi për avantazh të kuqezinjëve në Gjilan, ndërsa pesë minuta më vonë Ermal Veliqi vulosi fatin e takimit, derisa Drenica tashmë arrin kuotën e 15 pikëve për të qenë në mes të renditjes tabelare. Gjilani, mbetet në pozitën e katërt.