NDARJA ZYRTARE

Gjilani konfrirmon ndarjen me 4 lojtarë
2 February, 2023 @10:21
Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se ka ndarë rrugët me katër lojtarë të skuadrës, ndërsa i ka falenderuar ata për bashkëpunimin e deritashëm.
Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa - janë katërshja e lojtarëve me të cilët është ndarë edhe zyrtarisht ekipi gjilanas, ndërsa disa nga ta vecse janë angazhuar nëpër ekipe tjera.
“Sport Club Gjilani komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa. Klubi falenderon publikisht gjithë futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’, duke u dëshiruar njëherit fat dhe sukses në karrierën sportive,” ka shkruar Gjilani në njoftim.
Gjilani që drejtohet nga Zekirija Ramadani, ka kryer stinorin vjeshtor në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 27 pikë nga 18 ndeshje, duke qenë 11 pikë larg lideres, Drita.