Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - GJILANI

Gjilani vazhdon ngecjen, Drenica rrezikon rënien

Gjilani vazhdon ngecjen, Drenica rrezikon rënien


1 March, 2021 @14:54

Pa gola dhe pa fitues mes Drenicës dhe Gjilanit në Skenderaj sot.

Skuadrat në fjalë kishin disa raste për shënim, mirëpo portierët, e veçanërisht Koliçi i gjilanasve, ishin në formë të mirë, duke bërë që ndeshja të mbyllet 0-0 në fund.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që forma jo e mirë e Gjilanit këtë pranverë të vazhdojë, ndërsa ky barazim aspak mirë nuk i bën as Drenicës, që rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar.

Kujtojmë që Drenica dhe Prishtina janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë rënë nga elita e futbollit kosovar në sezonet e pas-luftës.

Xhiron që vijon, Drenica i shkon Ballkanit në Suharekë, një tjetër ndeshje e vështirë, kurse Gjilani i Bylbyl Sokolit e pret Arbërinë e Arbnor Morinës në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga