NGA INFORMATORI NR 26
BOROZANI/A.P.
Gjobë Yllit, 300 euro
12 April, 2018 @9:00
Dueli ndërmjet Yllit dhe Prishtinës, në xhiron e shkuar që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me 84-86, përveç që pa referë të dënuar, ka edhe gjobë për ekipin e Yllit.
Kjo, pasi që në raport është regjistruar hedhja e gjësendeve të forta (shisheve plastike, shkrepëseve) në minutën e shtatë të çerekut të fundit të lojës, ku ka ardhur edhe te largimi i një pjese të shikuesve që qëndronin pas tavolinës zyrtare.
Informatori Nr 26 i Superligës, shkruan se Komesari i Garave të FBK-së për këtë ka marrë Vendim që ta dënojë Yllin me 300 euro, konform Nenit 49.3 të PG-së së FBK-së për këtë stinor.
Ylli, këtë xhiro luan ndaj Pejës si mysafire në Karagaç dhe ka mbetur vetëm të kuptojë se kë e ka kundërshtar të Play-Offit, që do të qartësohet në fund të stinorit të rregullt.