TOP 10 PERFORMANCES

BOROZANI / Arian Paçarizi
Samir Zekiqi, lojtari i xhiros XXVI
10 April, 2018 @11:23
Basketbollisti i Trepçës, Samir Zekiqi, ka marrë epitetin e lojtarit më të mirë të javës në kuadër të TOP 10-shes javore që e nxjerr eurobasket.com.
Në ndeshjen kundër Boreas, javën që shkoi, Samir Zekiqi kishte shkëlqyer me 44 pikë e 3 kërcime, por nuk mjaftoi performanca e tij për ta dërguar skuadrën në Play Off.
Pas Samirit, në vend të dytë të TOP 10-shes, është renditur Blendi Matoshi, që kishte treguar një performancë gjithashtu 40-të pikëshe, derisa i rrëmbeu edhe 9 kërcime dhe i bëri 2 asistime.
Ndërsa i treti në TOP 10 është renditur kamerunasi i Yllit, Alexis Wangmene, që luajti kundër Sigal Prishtinës me 24 pikë e 13 kërcime.
E tërë lista e TOP 10-shes, në tabelën e mëposhtme.
TOP 10 performancat e xhiros XXVI:
1 | Samir ZEKIQI | Trepça | ||
2 | Blendi MATOSHI | Borea | ||
3 | Alexis WANGMENE | Ylli | ||
4 | Besnik AZEMI | Trepça | ||
5 | Junious PROWELL | Rahoveci | ||
6 | Aaron MOSS | Bashkimi | ||
7 | Altin MORINA | Bashkimi | ||
8 | Muhamed HASANI | Rahoveci | ||
9 | Mark WILLIAMS | Rahoveci | ||
10 | Vincent ZOLLO | Bashkimi |