SHQIP NË BOTË

Dardan Berisha rikthehet por nuk luan, Nymburku fiton
9 April, 2018 @20:25
Pas më tepër se një muaji jashtë parketit për shkak të lëndimit, Dardan Berisha sonte është rikthyer në skuadrën e Nymburkut për takimin ndaj skuadrës së Kolinit.
Dardani sonte ishte pjesë e 12-shes së ftuar të Nymburkut, mirëpo nuk u aktivizua për asnjë minutë, duke na dhënë sinjale që lëndimi i tij është tejkaluar, mirëpo me shumë gjasë duhet edhe pak kohë që ai të jetë i gatshëm plotësisht për parket.
Ky takimi ishte u luajt në kuadër të Play Off-it të Superligës së Çekisë, ndërsa Nymburku triumfoi pa probleme me rezultat 122-68.
Ndaj të njëjtës skuadër në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale Nymburku luan edhe nesër, takim në të cilin ndoshta do ta kemi rastin ta shohim Dardanin në lojë.