TREPÇA - BOREA

BOROZANI/ A.P
Trepça fiton, por mbetet jashtë PlayOffit
8 April, 2018 @21:31
Skuadra mitrovicase Trepça, edhepse e mposhti Borean me rezultat 111-95, sivjet do të jetë jashtë Play Offit.
Samir Zekiqi në këtë ndeshje shkëlqeu me 42 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Besnik Azemi me 33 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër edhe Blend Matoshi luajti me 40 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Trepça për sivjet do të jetë jashtë Play Offit, ngase në duelet në mes vete me Yllin, skuadra suharekase e ka avantazhin me 3-1, kurse Borea në këto dy xhirot e fundit do të luftojë për të ikur nga Play Outi.