KALAJA - VUSHTRRIA

Foto: Kb Kalaja
Kalaja e mbyll stinorin e rregullt me fitore
8 April, 2018 @20:54
Skuadra prizrenase Kalaja, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 81-76, e mbylli stinorin e rregullt me fitore.
Në këtë ndeshje u dallua më së shumti lojtari Edmond Kryeziu i cili shkëlqeu me 25 pikë, derisa lojtari amerikan i Kalasë, Xavier Newson, është lënduar në fillim të ndeshjes, e rikthimi i tij në parket do të mësohet pas kontrollimeve mjekësore.
Kalaja e kishte siguruar më herët Play Offin dhe pozitën e tretë në Ligë, derisa e përfunduan stinorin e rregullt me bilanc prej 10 fitoreve e 4 humbjeve.