VËLLAZNIMI-PRISHTINAeRE

Foto: KB Vëllaznimi/fb
Me fitoren e thellë, Vëllaznimi shpëton stinorin
7 April, 2018 @22:10
Djelmoshat kuqezi të Vëllaznimit të Gjakovës, kanë shënuar sonte fitore të thellë me 30 pikë dallim ndaj Prishtinës së Re, për të shpëtuar stinorin në Ligë të Parë të basketbollit kosovar.
Të drejtuar nga Shkumbin Kumnova, kuqezinjtë kanë deklasuar rivalin direkt për luftë për Play-Out të Ligës së Parë, Prishtinën e re, duke i mposhtur thellë 72-42.
Në Ligën e Parë në rast të pikëve të barabarta llogaritet bilanci i ekipeve në ndeshjet mes veti, e Vëllaznimi që kishte humbur më 25 nëntor 2017 me 22 pikë dallim nga Prishtina e re në kryeqytet, sonte fitoi me 30 pikë dallim për të siguruar edhe për një stinor Ligën e Parë.
Prishtina e re në anën tjetër, tash duhet të kërkojë një vend në Ligë të Parë në duel të Play-Outit me skuadrën finaliste të Play-Offit të Ligës së Dytë.