KERASAN PRISHTINA - RAHOVECI
Historike, Rahoveci në Play Off
7 April, 2018 @20:09
Skuadra e Rahovecit, duke e mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 74-99, në vitin e dytë në historinë e tyre në Superligë, arritën Play Offin.
Rahoveci në çdo çerek, ishte në epërsi kundër Kerasan Prishtinës, ku dukshëm është vërejtur se kërkonin më shumë Play-Offin, se sa Kersan Prishtina Play-Outin.
Te Rahoveci më të dalluarit ishin dyshja amerikane, Mark Williams me 25 pikë e 9 kërcime dhe Junious Prowell me 23 pikë e 10 asistime të tjera. Këta dy lojtarë u ndihmuan edhe nga Mustafë Merovci me 15 pikë e 11 kërcime, derisa Muhamed Hasani ishte shumë afër të realizojë triple-double me 12 pikë, 13 asistime e 7 kërcime.
Te Kerasani më i miri ishte Rinor Ahmeti me 23 pikë e 8 kërcime.
Me këtë fitore Rahoveci shkruan historinë e klubit, duke u futur në Play Off për herë të parë në historinë e tyre, derisa shpresat e Trepçës për Play Off, u shuan.