DUELET E DITËS
BOROZANI/A.P.
Sot mund të qartësohen ekipet e Play-Offit
7 April, 2018 @8:55
Derisa Sigal Prishtina e Bashkimi kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë në Superligë, përballjet e sotme mund të përcaktojnë kundërshtarët e tyre në Play-Off.
Kerasan Prishtina po kërkon që të shpëtojë nga rënia direkte, ndërsa ka përballë Rahovecin, që i duhet një fitore e vetme për të siguruar edhe matematikisht Play-Offin e parë në histori të klubit.
E në përballjen tjetër Ylli, njejtë duhet të kërkojë fitore ndaj Sigal Prishtinës, që së paku të luftojë për vendin e tretë, të cilën pritet t’ia kapë Rahoveci.