TURNEU NDËRKOMBËTAR U15

Foto: FBK
Kosova U15 - Bullgaria U15 sot
Teksti: FBK
7 April, 2018 @11:31
Pas fitores ndaj Rumanisë, basketbollistët e Kosova U15 të shtunën mbrëma do të përballen me Bullgarinë me fillim nga ora 19:30 në palestrën e sportit të Kolegjit “ISP” në lagjen Marigona në Prishtinë.
Para duelit Kosovë-Bullgari, duke filluar nga ora 17:00 do të takohen Maqedonia dhe Rumania.
Basketbollistët e Kosova U15 e kanë nisur me fitore Turneun Ndërkombëtar U15 duke e mposhtur Rumaninë me rezultat 69:47 (17:6, 19:17, 14:10, 19:14).
Krahas duelit, Kosovë-Rumani, është luajtur edhe ndeshja tjetër ajo në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku fitore kanë regjistruar basketbollistët maqedonas me shifrat 62:54.
Turneu Ndërkombëtar U15 ka filluar të premten në Prishtinë dhe do të përfundoj të dielën, kurse po marrin pjesë Kosova, Rumania, Maqedonia dhe Bullgaria.