KOSOVA U15

Kosova U15 e mbyll turneun me humbje
8 April, 2018 @16:52
Në ditën e fundit të Turneut Nderkombetar U15 “Prishtina 2018” në kuadër të projektit për zhvillim të gjeneratave të reja të FIBA Evropës, Kosova U15 ka pësuar humbje nga përfaqësuesja e Maqedonisë.
Dueli i sotëm u mbyll me rezultatin përfundimtar 56-71, duke bërë që Kosova këtë turne ta mbyllë me 2 disfata e 1 fitore.
Më të dalluarit në këtë humbje të Kosovës ishin Don Polloshka me 19 pikë, 6 kërcime, 4 asistime e 3 vjedhje të topit dhe Albin Berisha me 18 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, kurse te maqedonasit më i miri sot ishte Luka Savicevic me 17 pikë të shënuara.