VËLLAZNIMI (F) - VUSHTRRIA (F)

Foto: KB Vëllaznimi
Vashat e Vëllaznimit në ndjekje të Play Offit
8 April, 2018 @21:19
Vashat gjakovare të Vëllaznimit, e mposhtën bindshëm skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 67-33.
Rina Hoda dhe Festa Bicurri të cilat shënuan me nga 16 pikë secila, ishin më efikaset në këtë ndeshje, derisa u ndihmuan edhe nga Ilda Zeka me 10 pikë të tjera.
Vëllaznimi është duke e ndjekur Play Offin, por i duhet që të gabojë edhe Trepça që gjendet në pozitën e katërt me një pikë më shumë se skuadra gjakovare, ndërsa deri në përfundim të stinorit të rregullt ka mbetur vetëm edhe një xhiro.