KB RAHOVECI

BOROZANI / ARKIV
Prowell: Nuk mjafton Play Off-i, dua Prishtinën kundërshtare
9 April, 2018 @17:02
Pasi e siguruan Play Off-in për herë të parë në histori të klubit, duket se lojtarët e Rahovecit kanë krijuar vetëbesim para fazës më të rëndësishme të sezonit.
Një nga lojtarët më të dalluar të Rahovecit gjatë sezonit, Junious Prowell, ka deklaruar se nuk mjafton vetëm Play Off-i dhe ai kërkon që të arrijnë më larg sesa rrethi i parë.
“Nuk jam i kënaqur vetëm me Play Off. Ky ekip dhe kjo organizatë mund të arrijnë më shumë dhe unë e ndjej se mund të shkojmë më larg se sa vetëm rrethi i parë. Na duhen tri fitore në rrethin e parë.
Natyrisht se dua që gjithmonë të fitoj edhe nga vendi i pestë, por preferoj më shumë që të kemi kundërshtar Prishtinën sepse ndjej se një herë kemi qenë duke i mposhtur dhe nëse i eliminojmë ata në rrethin e parë, do ta kemi më lehtë në fund në finalen e Play Off-it për titull.” - u shpreh Prowell, përcjell faqja zyrtare e klubit të Rahovecit në Facebook.