PRISHTINA-PENZA

BOROZANI / Arian Paçarizi
Penza fiton derbin, merr kryesimin
8 April, 2018 @22:13
Duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 55-68, Penza merr kryesimin në Ligën e Femrave, një xhiro para përfundimit të stinorit.
Jeta Zeka dhe Saranda Daci në këtë ndeshje luajtën me nga 21 pikë secila, derisa Melita Luci shënoi 8 pikë të tjera.
TABELA AKTUALE / LIGA E FEMRAVE
Me këtë fitore, Penza bëhet lidere në Ligën e Femrave, me bilanc prej 15 fitoreve e 2 humbjeve, kurse Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e dytë.
Në xhiron e fundit Penza do të takohet me Trepçën, derisa Prishtina me Vushtrrinë.