LIGA E DYTË, PLAYOFF 17/18

Përballjet e ekipeve që kërkojnë Ligën e Parë
11 April, 2018 @14:44
Pas përfundimit të stinorit të rregullt në Ligën e Dytë të Kosovës, janë përcaktuar ekipet që do të marrin pjesë në Play-Off të saj dhe do kërkojnë Ligën e Parë të basketbollit.
Kështu, Istogu - AS Kastrioti dhe Don Bosko - Sfera janë çiftet gjysmëfinale të Play-Offit, që do të luajnë ndeshjet gjysmëfinale në sistemin vajtje-ardhje për të arritur finalen e garës.
E në finale, ku takohen fituesit e çifteve më lartë, fituesi i saj do të kualifikohet direkt në Ligën e Parë, ndërsa humbësi i finales së Play-Offit të Ligës së Dytë do të luajë ekstra ndeshje ndaj ekipit të parafundit të Ligës së Parë, Prishtina e Re.
Terminet e ndeshjeve të Play-Offit të Ligës së Dytë të Kosovës, nuk janë bërë të ditura ende.