A: VUSHTRRIA 1-1 VELLAZNIMI
Goli i parë i stinorit për Vëllaznimin, barazimi i dytë me radhë
11 October, 2020 @18:22
Vëllaznimi sot ka shënuar golin e parë të stinorit në Ligë të Parë A të Kosovës.
Kuqezinjtë e Gjakovës kanë arritur të shkëpusin barazim ndaj Vushtrrisë në Ferki Aliu për të kapur kështu pikën e dytë me radhë në ligë, ndërsa kanë shënuar golin e parë të edicionit.
Ka qenë sulmuesi i njohur i kuqezinjëve Dardan Rogova që ka shënuar pak para fundit të pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 1-1.
Në pjesë të dytë nuk kishte gola dhe kështu ekipet u ndanë nga fusha duke ndarë pikët.
Derisa Vushtrria ka një fitore të shënuar më parë dhe tash ka arritur në kuotën e 5 pikëve, Vëllaznimi ka vetëm 2 pikë pas 4 xhirove.