VIDEO

Goli magjik i Berishës, ndër më të bukurit e javës (Video)
4 March, 2021 @15:26
Mërgim Berisha ka vazhduar shkëlqimin e tij me skuadrën e Salzburgut edhe në ndeshjen e djeshme të zhvilluar ndaj Sturm Grazit të Bekim Balajt në gjysmëfinale të Kupës së Austrisë.
Berisha shënoi një gol magjik në minutën 72’ i cili ishte i treti për skuadrën e tij në ndeshjen që në fund përfundoi me rezultat 4-0 për Salzburgun.
Goli i Berishës u cilësua si ndër golat më të bukur të kësaj jave.