ISTOGU 1-0 A&N

Festa e Istogut, pas golit të shënuar nga Granit Arifaj/ Foto: FCIstogu/ fb
Granit Arifaj kthen Istogun te fitorja
19 October, 2022 @19:19
Sulmuesi i njohur i Istogut, Granit Arifaj, ka kthyer ekipin te fitorja pasi që goli i tij doli të jetë vendimtari i ndeshjes mes Troftave dhe A&N-së prizrenase për përfundimtaren, Istogu 1-0 A&N [Granit Arifaj 26].
Arifaj shënoi në minutën e 26 të ndeshjes, pasi që u asistua nga Fitim Muzliaj, ndërsa pas këtij goli rrjetat më nuk u tundën dhe kështu Istogu iu kthye fitores.
Ekipi i A&N-së në anën tjetër, ka regjistruar humbjen e dytë me radhë pas fitores që e shënoi ndaj Rahovecit.
Me këtë fitore ekipi i trajnerit Fisnik Gashi kap pozitën e tretë të renditjes tabelare për momentin, derisa A&N-ja e Nazmi Ramës është e teta!