Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Grezda shënon në fitoren e Osijekut

Grezda shënon në fitoren e Osijekut


9 December, 2017 @18:50

Në fitoren e shënuar sot ndaj Rudesit, në listën e golashënuesve për Osijekun ishte edhe Eros Grezda.

Gjakovari e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, derisa takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-0. Ky ishte goli i katërt i Grezdës në këtë sezon të Superligës së Kroacisë.

Siç dihet, te Osijeku luan edhe Muzafer Ejupi, mirëpo sot ky lojtar ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua për asnjë minutë.

Sa i përket Osijekut, kjo skuadër momentalisht ndodhet në vendin e dytë, 12 pikë larg Dinamo Zagrebit lider.


 
Të gjitha lajmet nga