TOTTENHAM - STOKE

Tottenhami gjen fitoren pas 4 xhirove
9 December, 2017 @18:03
Pas 4 xhirove pa fitore në Premier League, Tottenhami ka fituar bindshëm në takimin e zhvilluar sot ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.
Londinezët e dominuan takimin në çdo aspekt, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5-1.
Sa i përket Shaqirit, ai sot u paraqit për 75 minuta lojë.
Kjo fitore bën që Tottenhami t’i afrohet pozitave të epërme të tabelës, pozita të cilat i kishin ikur pas 4 ndeshjeve rresht pa fitore, ndërsa Stoke në anën tjetër momentalisht ndodhet vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshme.