FENIKSI - BESA

Borozani / G.P / Arkiv
9/9, Feniksi ‘pushon’ në krye
8 December, 2017 @21:22
Pas fitores së sotme ndaj Besës në shtëpi, skuadra e Feniksit nga Drenasi e ka mbyllur në vendin e parë sezonin vjeshtor të Superligës në futsall.
Feniksi takimin e zhvilluar sonte e fitoi me rezultat 5-2, ndërsa ky rezultat bën që kjo skuadër të shkojë në pushim me rekord perfekt prej 9 fitoreve nga 9 takimet e zhvlluara.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA
Në anën tjetër, Besa nga Peja në pushim shkon me 21 pikë të tubuara pas 9 ndeshjeve.