PARA SHORTIT PËR RAUNDIN IV
BOROZANI/Arkiv
Skuadrat në short për rrethin e katërt
8 December, 2017 @9:57
Duke filluar sot nga ora 13:00 në FFK do të hidhet shorti për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës.
Ekipet që do të marrin pjesë në short kanë kaluar rrethin e tretë dhe aktualisht do të jenë 14 ekipe që do të marrin pjesë në short.
Nga Superliga janë 8 skuadra, 4 vinë nga Liga e Parë dhe 2 nga Liga e Dytë.
SUPERLIGA: Drenica, Drita, Gjilani, Liria, Llapi, Prishtina, Trepça’89 dhe Vëllaznimi.
LIGA e PARË: Ballkani, Kosova, Rahoveci dhe Vushtrria.
LIGA e DYTË: Arbëria dhe Istogu.
RREGULLAT:
Në short çdo ekip mund të ndeshet me çdonjërin. | |||
Shorti përcakton vendasin e përballjes. | |||
Luhet një ndeshje, fituesi i së cilës kalon në çerekfinale. |