KUPA E KOSOVËS: BALLKANI-TREPÇA
BOROZANI/A.P.
Ballkani kap trenin e fundit, eliminon Trepçën
7 December, 2017 @15:42
Skuadra e Ballkanit të Suharekës ka shënuar fitore vetëm pas vazhdimeve ndaj Trepçës së Mitrovicës, për të vazhduar aventurën në Kupë të Kosovës.
Ekipi i Ballkanit ka qenë më i qartë pas vazhdimeve, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 në kohën e rregullt.
E në vazhdime, suharekasit shënuan 2 herë në portën e mitrovicasve për të fituar ndeshjen 3-1 dhe për të siguruar raundin e katërt të Kupës së Kosovës dhe tash presin shortin e nesërm, që do t’ua përcaktojë kundërshtarin e radhës.
Golashënues sot për Ballkanin ishin Uran Shala dhe Esat Mala (2), ndërsa golashënuesi i Trepçës nuk është bërë i ditur.