KUPA E KOSOVËS: ULPIANA-DRENICA

Drenica 5-she Ulpianës
6 December, 2017 @14:15
Drenica është skuadra tjetër e Superligës që ka kaluar rrethin e tretë të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur ekipin e Ligës së Dytë, Ulpiana me rezultat të thellë 1-5 si mysafir.
Kanë qenë Genc Hamiti me 2 dhe Osman Mëziu, Armend Abazi e Hysen Tahiri me nga një gol, që kanë shënuar për fitoren e kuqezinjëve të Skenderajit në rrethin e tretë të Kupës.
Drenica do të kuptojë kundërshtarin e radhës në Kupë të Kosovës, të premten, pas shortit që do të mbahet në zyret e FFK-së.