GRUPI D

Nënkampioni i Evropës kërkon kualifikimin në Greqi
5 December, 2017 @11:15
Situatë e ngjajshme si në Grupin C është edhe situata në Grupin D.
Barcelona e ka siguruar kualifikimin dhe ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Sportingut, ndërsa Juventusi, që po lufton pikërisht ndaj Sportingut për vendin e dytë, ‘biletën’ për në fazën tjetër e kërkon ndaj Olympiacosit në Greqi.
Nëse Barcelona e mposht Sportingun, Juventusi kualifikohet në fazën tjetër pa marrë parasysh rezultatin në ndeshjen e vet, mirëpo nëse Sportingu befasisht fiton në ‘Camp Nou’, Juventusit i duhet domosdoeshmërisht fitorja në Greqi.