GRUPI B

Foto: FCB
Derbi i liderëve në ‘Allianz Arena’
5 December, 2017 @11:52
Kur jemi te Grupi B, tashmë fatet e skuadrave dihen.
Parisi e Bayerni do të jenë në fazën tjetër të Championsit, Celticu do ta vazhdojë aventurën evropiane në Europa League, kurse historia e Anderlechtit në Evropë për sivjet ka përfunduar.
E vetmja dilemë mbetet sa i përket vendit të parë në grup, ndërsa për këtë pozitë favorite është skuadra e Parisit, pasi që ndeshja e parë në Paris kishte përfunduar 3-0 në të mirë të vendasve, rezultat i cili bën që Bayernit për ta arritur vendin e parë t’i duhet një fitore 4-0 apo me 5 gola në takimin e sontëm në ‘Allianz Arena’. Nëse ndeshja mbyllet 3-0 në të mirë të Bayernit, shikohet golaverazhi mes skuadrave.
Në anën tjetër, dueli në Skoci mes Celticut e Anderlechtit do të luhet vetëm sa për statistika.