KUPA E KOSOVËS: LIRIA-KEK
BOROZANI/A.P.
Liria triumfon ndaj KEKut
6 December, 2017 @14:08
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka kaluar në rrethin e katërt të Kupës së Kosovës, pasi që mposhti KEK-un sot me rezultat 4-1.
Edhepse lideri i Ligës së Parë kapi epërsinë në ndeshje, përmes Shqipdon Ademajt, Liria nuk u dorëzua dhe u këndell fuqishëm për të fituar 4-1 në fund.
Kanë qenë Qëndrim Gashi, Florent Avdyli (2 herë) dhe Meriton Korenica që kanë shënuar për fitoren e bardhezinjëve - që i çon ata në rrethin e katërt të Kupës, ku do të kuptojnë kundërshtarin e ardhshëm në shortin e të premtes.