NGA 4 GRUPET E PARA

Foto: uefa/fb
Shpëtimi në Europa Ligë
6 December, 2017 @10:40
Pas ndeshjeve të mbrëmshme të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, janë konfirmuar të gjitha skuadrat që së paku kanë shpëtuar në gara europiane për pranverën e ardhshme.
Nga Grupi A Manchester United dhe Basel shkuan tutje, ndërsa CSKA Moska do të jetë pjesëmarrëse në Europa Ligë në pranverë, me Benficën e dorëzuar heret.
Në Grupin B, Parisi dhe Bayerni siguruan më parë kualifikimin, ndërsa Celticu shpëtoi stinorin, duke u kualifikuar për në Europa Ligë përkundër humbjes nga Anderlechti.
TABELAT AKTUALE TË CHAMPIONSLEAGUE
Në Grupin C, Roma përfundoi si lidere e grupit, para Chelseat të kualifikuar, ndërsa Atletico Madrid (dy herë finaliste e 4 viteve të fundit) do të vazhdojë garat në Europa Ligë.
Në Grupin D, gjithçka ka qenë e qartë më parë, ku Barcelona e Juventus shkonin përpara në Ligën e Kampionëve, derisa Sportingu në Europa Ligë e Olympiacos përshëndetet nga garat europiane për këtë stinor.