KUPA E KOSOVËS: VLLAZNIA-LLAPI

Foto: KFLlapi/fb
Një gol vendosi
7 December, 2017 @14:26
Përballja e kampionit vjeshtor të Superligës, Llapit me Vllazninë e Pozharanit sot në Gjilan ka qenë tejet dramatike, derisa pjesëmarrësin e radhës në rrethin e katërt të Kupës së Kosovës e vendosi një gol, i bukur, nga distanca.
Llapi ka shënuar fitore me rezultat 0-1, pas goditjes së Kushtrim Shabanit, derisa në pjesën e parë Vllaznia ka pasur një mori rastesh të pakonkretizuara.
Llapi i bashkangjitet ekipeve të kualifikuara në shortin, që hidhet nesër.