KUPA E KOSOVËS: FLAMURTARI-PRISHTINA

Foto: prishtinafc
Prishtina rrezikon, por kalon tutje
6 December, 2017 @14:38
Prishtina ka rrezikuar epërsinë prej 0-2 në përballje ndaj Flamurtarit sot, për të vënë në pikëpyetje kalimin në raundin e katërt të Kupës së Kosovës.
Pas golave të shënuara në pjesë të parë nga Drasko Bozovic (asist: Gauthier Mankenda te e para dhe Abdul Bashiru te e dyta), Prishtina shkoi në pushim me rezultat 0-2.
Mirëpo, në pjesë të dytë, Hasip Hajdari nga penalltia ngushton rezultatin në 1-2.
Bozovic në formë sot, asistoi për Ahmed Januzin që shënoi për 1-3 dhe Prishtina vazhdonte dominimin, por një gol nga devijimi kur Pleurat Hajdini gjen rrjetën për 2-3, çoi ndeshjen në dramë për 7 minutat e fundit.
Sidoqoftë, Prishtina menaxhoi mirë minutat në vazhdim, derisa kërkimet e Flamurtarit për barazim nuk u konkretizuan dhe bardhekaltërit kaluan në rrethin e radhës.