KUPA E KOSOVËS: BESA-TREPÇA'89

Kampioni eliminon fituesin e fundit të Kupës
6 December, 2017 @14:22
Skuadra e Besës, nuk ka arritur që t’i bëj ballë kampionit aktual të Kosovës, Trepça’89 në rrethin e tretë të Kupës së Kosovës.
Besa, që ishte mbrojtëse e trofeut të fundit të Kupës, u mposht 0-4 nga ekipi mitrovicas, që nuk tregoi mëshirë fare në ndeshje, pas pjesës së parë që përfundoi baraz, 0-0.
Florent Hasani (2), Oto John dhe Fiton Hajdari kanë shënuar nga një gol në pjesë të dytë për të çuar 89shin në rrethin e radhës të Kupës.