DIHEN TOP 16

Kompletohen TOP 16 ekipet e Ligës së Kampionëve
6 December, 2017 @23:55
Me ndeshjet e sontme ka përfunduar faza grupore në Ligën e Kampionëve dhe tashmë dihen të gjitha, 16, skuadrat e kualifikuara për pranverën europiane në garën më të fortë futbollistike të kontinentit.
Liverpool fitoi Grupin E, duke e shkelë Spartakun e Moskës, ndërsa Sevilla doli e dyta. Spartak Moska kalon në Europa Ligë, derisa Maribori eliminohet nga gara.
Në Grupin F, Manchester City kishte siguruar më parë vendin e parë, ndërsa Shakhtari përkundër se ua shkaktoi humbjen e parë, gjithashtu kishte siguruar pozitën e dytë. Napoli do të luajë në Europa Ligë, derisa Feyenoordi shënoi fitoren e parë sonte, duke i mposhtur napolitanët sa për statistikë dhe fund të garave europiane.
Në Grupin G, Besiktasi vulosi vendin e parë duke e mposhtur Leipzigun debutues, që do ta vazhdojë garat në Europa Ligë, ndërsa Portoja me fitore ndaj Monacos, del në pranverë, e francezët eliminohen nga gara.
Në Grupin H, Tottenham Hotspur doli mbi kampionin Real Madrid, derisa bashkë shkojnë në pranverën e Ligës së Kampionëve. Borussia Dortmund, falë fatit, pa fitore shkon në Europa Ligë, derisa APOEL eliminohet.
Dje në TOP 16 siguruan vendet këto ekipe.