KAMPIONI VJESHTOR
Sadat Pajaziti (më i djathti), dje në bankën e KEK-ut gjatë ndeshjes Liria-KEKu/ BOROZANI/A.P.
KEKu ndahet me trajnerin Pajaziti
8 December, 2017 @15:07
Skuadra lidere e Ligës së Parë, që përfundoi vjeshtën në krye të kësaj lige dhe po synon që të arrijë Superligën stinorin që vjen, KEK-u, ka ndarë rrugët me trajnerin e saj të deritashëm, Sadat Pajaziti.
Pajaziti, që më parë ka drejtuar skuadrën e Dritës dhe të Gjilanit, nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin nga Obiliqi, ka shkruar gazeta Sheshi.
TABELA VJESHTORE E LIGËS SË PARË
KEK-u ka përfunduar vjeshtën në Ligë të Parë si ekipi i vetëm pa humbje, me 39 pikë nga 17 ndeshje dhe 5 pikë mbi përcjellësin e parë.
Ndërsa dje është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi që u mposht nga Liria në Prizren, 4-1.