Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP5

Top 5 ndeshjet e fundjavës

Top 5 ndeshjet e fundjavës


Shkruan: LUAN MORINA

9 December, 2017 @15:05

1.Real Madrid – Sevilla (e shtunë, ora 4e15)

Realit i nevojitet motivim. Edhe pak më shumë thellësi në ekip. Nuk janë keq, por nevojitet kohë për të krijuar një ekip të mirë pa transferime galaktikësh. Motivimi mund të vijë javën e ardhshme me Botërorin e klubeve. Por, fitorja ndaj Sevillas është imperativ.

Mysafirët e kanë problem kundër ekipeve të mëdha larg ‘Sanchez Pizujan’-it. Zor se mund të bëjnë diçka më tepër kësaj radhe, sidomos kur kanë mungesa në qendër të mbrojtjes ku shpesh po angazhojnë edhe Geis-in. Reali mbetet favorit për mendimin tim.

2. Monchengladbach – Schalke (e shtunë, ora 6e30)

Borussia e Monchengladbachut është ndër ekipet më të çuditshme në Evropë këtë sezon. Një javë mposhtin Bayerni, javën tjetër demolohen nga Wolfsburg. Kanë një formë të ndryshueshme përkundër një ekipi stabil që ka krijuar Dieter Hecking. Thorgan Hazard është duke pasur një sezon edhe më të suksesshëm se i vëllai sa i përket golave të shënuar. Zakaria dhe Ginter janë përshtatur në mënyrë të përkryer në mesfushë, derisa Vestergaard po befason në mbrojtje.

Formë të ngjashme po shfaqin edhe Schalke. Rikthehen nga katër gola disavantazh e nuk mund të mposhtin Kolnin ndaj të cilëve ishte dashur të humbnin sikur të referohej penalltia e duhur në fund për mysafirët. Megjithatë forma e tyre ka qenë më stabile qëkur Guido Burgstaller ka nisur të
kontribuoj me gola e asistime. Një ndeshje e baraspeshuar me shumë gola, duhej të ishte rezultati i kësaj ndeshjeje.

3. Juventus – Inter (e shtunë, ora 15n9)

Javën e kaluar e kisha cekur që Inter mund të jetë favorit i papritur për titull në Itali. Sidomos nëse shtojnë lojtarë gjatë janarit. Të vazhdoj një sezon të plotë me këtë formë Mauro Iccardi do të jetë zor, por jo e pamundur. E vërtetë që Spalletti ka përdorur pothuajse të njëjtin formacion, por nëse shohim më afër në detaje, së fundmi ka nisur të manipuloj me formacionin duke ndryshuar pozitat e duhura në ndeshjet e duhura. Megjithatë, në momentin që Icardi nis të agjëroj, aty mund të nis edhe rënia eventuale e Interit. Pak e mundur është kjo, mos të them e pamundur.

Kampionët aktual në anën tjetër kanë dëshmuar veten në ndeshje të zorshme si ajo ndaj Napolit, Beneventos, e Fiorentinës. Por, edhe kanë dështuar në përballje me Atalantën, Sampdorinë, e Lazion. Nuk janë të pamposhtur siç ishin më parë. Megjithatë në duelin e strategëve, Allegri para Spallettit do të duhej të ishte çdo ditë të lume. Fitore e Juventus për të nisur mbylljen e kampionatit duke eliminuar rivalët direkt javë pas jave.

4. Liverpool – Everton (e diel, ora 3e15)

Liverpool është në formë përbindëshi. Që nga fundi i tetorit çdo ndeshje kanë shënuar nga së paku tre gola, pos ndaj Chelseat. Salah portretizon më së miri formën e tyre, e me rikthimin e Manes edhe Coutinhos, treshja mesfushorë vetëm sa është çmendur edhe më shumë. Me dy emra në mbrojtje, Liverpool do të konkurronte titullin!

Megjithatë edhe Everton me ardhjen e Sam Allardyce, përkundër lëndimeve kanë përmirësuar formën dukshëm. Një ringjallje mund të vazhdonte edhe të dielën, por s’do të prisja një fitore apo çfarëdo rezultati pozitiv në ‘Anfield’. Për këtë arsye mund të kaloni në pjesën e dytë tek derbi
holandez ndërmjet Ajaxit dhe PSV.

Skuadra nga kryeqyteti holandez nuk është në formën më të mirë, por ka një emër që duhej ta shihni tek ta – Justin Kluivert. Në anën tjetër është një emër tjetër tek PSV – Hector Lozano. Dy emra që pas 2-3 viteve do të duhej të shndrisnin në cilindo ekip me nam evropian, duke parë që futbolli
holandez tashmë është vetëm i trembëdhjeti në renditjen e ligave sipas UEFA-s!

5. Manchester United – Manchester City (e diel, ora 5e30)

Derbi i Manchesterit nuk kërkon shumë fjalë e arsye për ta parë. Lojë të mirë, përballje gjigantësh, që pas disa viteve mund të jetë përballja më e shikuara në planetë. Sidomos me ardhjen e fansave të rinj tek City nga ekipet që nuk janë në formë të mirë.


PËRLEPNICA - LIBURNI

Liburni mposht Përlepnicën në Gjilan

Futsall Superliga

Liburni mposht Përlepnicën në Gjilan

08/12/17 @ 21:23

KAMPIONI VJESHTOR

KEKu ndahet me trajnerin Pajaziti

FFK Liga e parë

KEKu ndahet me trajnerin Pajaziti

08/12/17 @ 15:07

FUTSALL

Selmanaj: U befasova nga këto statistika

Futsall Superliga/International

Selmanaj: U befasova nga këto statistika

08/12/17 @ 14:52

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League