WEST HAM - CHELSEA

West Ham mposht kampionin, fitorja e parë e Moyes
9 December, 2017 @15:28
Vjen fitorja e parë për skocezin David Moyes si trajner i West Ham United!
Skuadra nga Londra lindore sot e fitoi derbin e qytetit ndaj Chelseat, në një takim i cili u vendos me një gol të vetëm në minutën e 6’. Ky gol u shënua nga Arnautovic pas një akcioni të ndërtuar shumë mirë, derisa gola të tjerë nuk pamë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.
Kjo fitore i jep një shtytje tejet të nevojshme në luftën për mbijetesë West Hamit, ndërsa në anën tjetër Chelsea bën një hap prapa në luftën për titull, duke mos e shfrytëzuar faktin që United e City ndeshen mes vete pikërisht në këtë xhiro.