REAL MADRID - SEVILLA

Topi i Artë me 2 gola, Real lehtë ndaj Sevillës
9 December, 2017 @18:18
Dy gola të shënuara nga Cristiano Ronaldo, një nga Nacho, një nga Toni Kroos dhe një nga Achraf Hakimi në pjesë të parë të ndeshjes kanë qenë më se të mjaftueshme për Real Madridin sot, në fitore ndaj Sevillës 5-0!
Pjesa e dytë e ndeshjes kaloi qetë, pa gola, derisa madrilenët kishin kryer punë që në pjesë të parë të ndeshjes dhe tashmë janë vetëm 5 pikë larg Barcelonës lidere.