DORTMUND 5-1 FREIBURG

Foto: goal/fb
Haaland me çifte, Dortmund i afrohet Bayernit
14 January, 2022 @22:20
Borussia Dortmund ka nisur furishëm xhiron e XIX të Bundesligës, ndërsa sulmuesi shumë i përfolur i skuadrës Erling Haaland ka nisur vitin me dy gola në fitoren 5-1 ndaj Freiburgut [Meunier 14, 29, Haaland 45, 75, Dahoud 86 - Demirovic 61].
Me fitore Borussia Dortmund (40) i është afruar në tri pikë Bayernit (43) lider, që ndeshjen e zhvillon nesër si mysafir ndaj Kölnit. Freiburg i katëri në renditje, ka 30 pikë.