TALENTI

Hajdin Salihu nga Kosova kalon te Shqipëria
16 March, 2021 @15:49
Futbollisti i talentuar llapjan, Hajdin Salihu, ka ndërruar përfaqësuese duke kaluar nga përfaqësuesja e Kosovës te ajo e Shqipërisë.
19-vjecari i cili më parë ka qenë i grumbulluar me Kosovën U17, U19 dhe U21, ka pranuar ftesën e Shqipërisë U21 për t’iu bashkuar kuqezinjve në grumbullimin e muajit mars.
Lajmin e ftesës e ka bërë publike skuadra e Salihut, Lokomotiva Zagreb.
Kujtojmë se qendërmbrojtësi i lindur në Podujevë është i huazuar te Lokomotiva e Zagrebit nga skuadra e Llapit.