BASHKIMI
Hajrizi i kthehet Superligës, duke nënshkruar me kampionin
28 January, 2019 @17:59
Përkundër se u përfol se ishte shumë afër të kalonte te Ylli, Drilon Hajrizi ka përzgjedhur Bashkimin.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi, pas zyrtarizimit të trajnerit Jeronimo Sarin, e përforcoi skuadrën me super yllin Drilon Hajrizin.
Lajmin e bëri të ditur Bashkimi përmes një postimi në Facebook.
Hajrizi së fundi ishte pjesë e skuadrës japoneze Kanazawa Samuraiz, derisa gjatë karrierës së tij në Superligë, arriti të shpallet kampion me Trepçën, Pejën e Prishtinën.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 8 fitore e 8 humbje.