LARGIMI I RADHËS NGA "LIMAN GEGAJ"

Hasan Hyseni, ndahet nga Malisheva
28 June, 2022 @11:59
Njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Malishevës në edicionin e kaluar, Hasan Hyseni, është ndarë me skuadrën në fjalë. Borozani.com
Njoftimin e ka bërë vetë Hyseni në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, ndërsa i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e dhënë aty.
Futbollisti i krahut ka pasur 31 paraqitje në edicionin e kaluar te Malisheva, derisa ka shënuar shtatë gola e tre asistime në total. Njëzetepesë vjecari më parë ka luajtur për Trepcën’89, Drenicën dhe A&N.