Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI

Heat fiton në vazhdime

Heat fiton në vazhdime


24 December, 2013 @12:44

Për ta përcaktuar fituesin në duelin Miami-Atlanta, iu deshtën skuadrave edhe një pesëminutësh shtesë. Këtë më së miri, e shfrytëzoi Miami Heat, ku e mposhti kundërshtarin me rezultat 121-119.

Tek kampioni aktual Miami, nuk luajti Dwyane Wade, por shpërtheu ylli tjetër dhe MVP i stinorit të kaluar Lebron James, i cili luajti me 38 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Ndërsa në anën tjetër, 26 pikët e Jeff Teague dhe 25 pikët e Paul Milsapit, nuk mjaftuan për fitoren e shqiponjave të Atlantës.

Kjo ishte fitorja e pestë me radhë e Miamit dhe e 21-ta në përgjithësi, të cilët kanë gjashtë humbje dhe gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Lindore.


Video

Performanca e LeBron Jamesit



 
Të gjitha lajmet nga NBA