SUPERLIGA
Hidhet shorti i Superligës
17 September, 2015 @20:18
Sot në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për stinorin e ri garues 2015/16 të Superligës së Kosovës.
Ngjashëm sikur në edicionin e kaluar, edhe sivjet në xhiron e parë do të zhvillohet dueli në Suharekë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, derisa kampionja aktuale, Sigal Prishtina, pritet të ketë punë të lehtë në Ferizaj, ku e pret skuadra e Kastriotit.
Punë të lehtë mund të ketë edhe Peja, që do të jetë mysafire e Vëllaznimit, kurse skuadra e Trepçës do të përballet me debutuesit në Superligë, Kerasan Prishtinën.
Në javën e dytë do të ketë dy derbi, ku do të takohen Bashkimi - Peja dhe Sigal Prishtina - Trepça, derisa derbi kryesor Sigal Prishtina - Peja do të zhvillohet në javën e katërt.
Superliga do të fillojë nga datat 03/04 tetor.