EUROBASKET 2013

Hidhet shorti për Eurobasket
18 November, 2012 @16:15
Sot është tërhequr shorti për Kampionatin Europian të basketebollit që mbahete vitin e ardhshëm në Slloveni.
EuroBasketi 2013 do të fillojë në datën 4 shtator dhe do të përfundojë me 22 po të njejtin muaj, në Slloveni. Në këtë garë pritet të luaj edhe kosovari Dardan Berisha me Poloninë në grupin C.
Grupi C dhe Grupi D në shikim të parë janë llogaritur të jenë grupet më interesante ku përballjet do të japin ndeshje të paparashikueshme, mirëpo në këso lloje garash asnjëherë nuk i dihet.
Mbrojtësi i titullit të kampionit në Europë është Spanja e vëllezërve Gasol dhe Juan Carlos Navarros fenomenal, e cila kishte mposhtur Francën në finale të Eurobasket 2011.
Ja edhe grupet :
Grupi A
Franca
Britania e Madhe
Gjermania
Ukraina
Izraeli
Grupi B
Maqedonia
Lituania
Mali i Zi
Bosnja
Letonia
Sërbia
Grupi C
Spanja
Sllovenia
Kroacia
Polonia
Gjeorgjia
Republika Çeke
Grupi D
Rusia
Greqia
Italia
Finlanda
Turqia
Suedia