ARBNOR RIFATI
Humbja e parë e debutuesve, në syrin e trajnerit
7 October, 2018 @23:29
Filluan stinorin në mënyrë më të mirë të mundshme. Prizreni nisi me dy fitore edicionin debutues në Superligë, ndërsa sot kishte rast të mirë për të arritur fitore të madhe edhe ndaj kampionit aktual të Kosovës, Bashkimit.
Por, 5 minutat e fundit u treguan vendimtare në lojë.
“Na lëshoi koncentrimi në pesë minutat e fundit të ndeshjes dhe si duket lojtarët e mij filluan të festojnë para kohe. Jam shumë i kënaqur përndryshe me lojën e treguar dhe besoj se në të ardhmen do të përmirësohemi, duke filluar nga java tjetër në përballje me Yllin,” ka thënë trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati.
Prizreni ka bilanc 2-1 pas 3 xhirove të para në Superligë dhe në xhiron e radhës pret Yllin e Suharekës në Sezai Surroi, para se të udhëtoj për në Shani Nushi për të luajtur me ekipin e deri tash të pamposhtur në Superligë, Rahovecin.