Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP

Humbje në Turqi, ‘shtyhet’ kualifikimi i Prishtinës

Humbje në Turqi, ‘shtyhet’ kualifikimi i Prishtinës


1 November, 2017 @18:39

Pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para në grup, Prishtina ka pësuar sonte humbje të thellë nga skuadra e Demir Insaatit në Turqi, për ta shijuar kështu disfatën e parë në FIBA Europe Cup sivjet.

Turqit ishin skuadër më e mirë që nga fillimi, me pjesën e parë që u mbyll 57-29, ndërsa me përjashtim të çerekut të tretë që ishte i barabartë, edhe çereku i katërt i takoi vendasve dhe takimi u mbyll me rezultatin final 86-59.

Kjo humbje bën që kualifikimi i Prishtinës të shtyhet, pasi që për kualifikim kryeqytetasve i mjafton një fitore nga dy ndeshjet e mbetura në fazën grupore, derisa me pak fat, Prishtina mund të kualifikohet edhe nëse pëson humbje edhe në ato 2 duele, gjithmonë duke u varur nga rezultatet e tjera të grupit.

Më i dalluari për Demir Insaatin sonte ishte Wright me 16 pikë, 4 kërcime e 9 asistime, derisa te Prishtina u veçua Lawrence me 18 pikë, 1 kërcim e 3 asistime, duke qenë lojtari i vetëm i Prishtinës me pikë dyshifrore sonte.



GRUPI G

1 Sigal Prishtina 3 fitore, 1 humbje 7 pikë
2 Demir Insaat 2 fitore, 1 humbje 5 pikë
3 Belfius Mons 2 fitore, 1 humbje 5 pikë
4 Khimik 0 fitore, 4 humbje 4 pikë

 
Të gjitha lajmet nga